Gazetari Arbër Hitaj ka reaguar ndaj draft-kodit të ri penal të prezantuar së fundmi, duke e quajtur atë të mbushur me masa ekstreme dhe dënime absurde për shkelje të zakonshme.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hitaj ngre alarmin për kthimin e burgut në një mjet të verbër “edukimi” ndaj qytetarëve.
“Draftkodi i ri penal i prezantuar pak ditë më parë, ka brënda vetes çmenduri nga ato më ekstremet që kam parë e lexuar ndonjëherë. Shumë pika flasin vetëm për burg, edhe për shkelje më elementare, psh po nuk bërë kolaudimin e makinës shkon në burg! Pa folur për elemente që lidhen me statuset apo qëndrimet në facebook ndaj gjyqtarëve etj. Ky draft-kod duhet të anullohet, burgu nuk mund të jetë zgjidhja apo mënyra për të ‘edukuar’ qytetarët!” – shkruan Hitaj.