E rëndë në Pogradec: Banesa shkrumbohet nga flakët, humb jetën 52-vjeçarja

Kronike

Publikuar: 28/07/2025

E rëndë në Pogradec: Banesa shkrumbohet nga flakët, humb jetën 52-vjeçarja

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Pogradec, ku një 52-vjeçare ka humbur jetën si pasojë e zjarrit në banesë.

Mësohet se 52-vjeçarja ndërroi jetë si pasojë e asfiksisë nga tymi. Kozeta Teço, jetonte e vetme në banesë, ndërsa mbeten të paqarta shkaqet e zjarrit.

Rreth orës 06:00, në lagjen nr. 1, në banesën e shtetases K. T., rreth 52 vjeçe, ka rënë zjarr. Si pasojë e asfiksimit nga tymi, ka ndërruar jetë 52-vjeçarja”, njofton Policia.

Grupi hetimor dhe shërbimi zjarrfikës ndodhen në vendngjarje, ku kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.