SPAK godet dhëndrin e Majlinda Bregut, Kejda Ajazi jetë luksoze nga Dubai në Monaco me paratë e kokainës, shfaqje me çantë ‘Hermes Birkin’ dhe makinë 500 mijë euro

Investigim

Publikuar: 26/07/2025

SPAK godet dhëndrin e Majlinda Bregut, Kejda Ajazi jetë luksoze nga Dubai në Monaco me paratë e kokainës, shfaqje me çantë ‘Hermes Birkin’ dhe makinë 500 mijë euro

SPAK goditi mbrëmë një organizatë kriminale me 16 anëtarë, e cila trafikonte tonelata kokainë nga Amerika Latine në drejtim të vendeve të Bashkimit Europian dhe Britanisë së Madhe. Me kërkesë të SPAK u arrestua në Palasë Ermir Ndreaj, i njohur si pronar i disa kompanive, kryesisht të rrjetit të clubeve “Cinco Cavalli”, i restorantit Savoy në Kompleksin Deliorgji dhe i qendrës estetike Clinique Cinq po në Kompleksin Deliorgji, në emrin e bashkëshortes Elira Ndeaj (Barbullushi).

Të arrestuar nga aksioni i SPAK janë dhe dy vëllezërit Artur dhe Klevis Hoxhosmani. Ky i fundit është i njohur për lidhjen e tij të dashurisë me Kejda Ajazin, vajza e ish-deputetes dhe ish ministres së PD-së, Majlinda Bregu. Kejda Ajazi është përfolur dhe më parë në media për jetën luksoze nha Dubai deri në Monaco.

Në gusht të vitit 2024, vajza e ish-ministres dhe ish-deputetes demokrate Majlinda Bregu u shfaq duke ekspozuar jetën luksoze në Monaco, me sa duket me paratë e kokainës. Ajo postoi një video të postuar në rrjetet sociale, duke u shfaqur krah partnerit të saj, me një çantë ‘Hermes Birkin’ në dorë, me një makinë luksoze me vlerë 500 mijë euro.

Në video, Kejda shfaqet e shoqëruar nga i fejuari i saj, i arrestuar nga SPAK, ndërsa shoqëruesit e hotelit nxitojnë t’i hapin derën e makinës luksoze. Nga ana e saj, Kejda nuk del nga makina luksoze pa i hapur derën.

Asokohe shumë komentues ngrinin natyrshëm pyetjen se nga buronte gjithë ky luks dhe arrogancë e vajzës së Bregut. Ndërkaq, nuk dihet nëse vajza e zonjës Bregu vetëm ka shijuar luksin me paratë e trafikut të kokainës apo ka marrë pjesë edhe në pastrimin e parave si partneret e trafikantëve të tjerë.