‘Digjet’ mali në Borsh

Aktualitet

Publikuar: 26/07/2025

‘Digjet’ mali në Borsh

Zjarri në malin e Borshit vijon ende, në intensitet të lartë. Edhe pse zjarrfikësit e Himarës gjatë gjithë ditës kanë qenë në terren, nuk kanë arritur ta marrin situatën nën kontroll.

Terreni i vështirë ka qenë ai i cili ka vështirësuar punën e forcave zjarrfikëse.

Flakët vijojnë të lëshojë tym, i cili përfshin të gjithë vijën bregdetare nga Borshi, Qeparoi deri në Himarë.

Siç shihet edhe në foto, zjarri po u afrohet disa banesave.