Dosja “Buka”, akuza për shpërdorim detyre, Arben Ahmetaj kalon për gjykim në themel bashkë me 5 të akuzuar të tjerë

Kronike

Publikuar: 25/07/2025

Dosja “Buka”, akuza për shpërdorim detyre, Arben Ahmetaj kalon për gjykim në themel bashkë me 5 të akuzuar të tjerë

Ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj do të përballet me një proces gjyqësor në themel, pas vendimit të marrë nga gjyqtari paraprak Erjon Cela.

Ahmetaj është një nga gjashtë të pandehurit në dosjen e njohur si “Buka”, ku akuzohet për shpërdorim detyre.

Kujtojmë se ish-kryeministri Arben Ahmetaj, ndodhet në arrati prej korrikut të vitit 2023, për shkak të hetimeve të SPAK, e cila lëshoi një urdhër-arresti ndaj Ahmetajt.