S’ka përsëritje, Kolegji Zgjedhor ‘vulos’ rezultatin e 11 majit për Elbasanin dhe Durrësin! Rrëzohet ankimimi i PD

Politikë

Publikuar: 24/07/2025

S’ka përsëritje, Kolegji Zgjedhor ‘vulos’ rezultatin e 11 majit për Elbasanin dhe Durrësin! Rrëzohet ankimimi i PD

Kolegji Zgjedhor vulosi sot rezultatin e 11 majit për qarkun e Elbasanit dhe Durrësin, duke rrëzuar ankimin e PD që kërkonte përsëritje zgjedhjesh. Vendimi i Kolegjit, vjen pasi opozita u rrëzua edhe në KAS, ndërsa hapja e kutive për Gramshin e Peqinin i rrëzoi edhe alibinë e manipulimit të votave përmes fenomenit të trenit bullgar. Edhe në Durrës nuk pati ndryshim rezultati. 

Pritet të jepet edhe vendimi për Fierin. 

Me vendimin e Kolegjit Zgjedhor i hapet rruga KQZ-së të certifikojë përfundimisht rezultatin në këto qarqe dhe të shpërndajë mandatet për deputetët e zgjedhur më 11 maj.

Ndërkohë, ndërsa pritet vendimi dhe shpërndarja e mandateve për Fierin, kandidatja socialiste Maldrita Bardho ka dorëzuar në KQZ dorëheqjen për t’ia lënë vendin e saj Zegjine Caushit edhe pse e mundi me 10 vota më shumë nga rinumërimi.