Pas 5 muaj e gjysëm nga arrestimi, sot kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe bashkëshortja e tij, në masë detyrim paraqitje Ajola Xoxa do të njihet zyrtarisht me akuzat e SPAK. Ky fakt u publikua një ditë më parë nga mediat.
Avokatët e Veliajt thanë se shpërndarja e njoftimeve të tilla nga SPAK, përpara se të informohet vetë i hetuari bëhet sipas tyre, për të ndikuar opinionin publik dhe për të ndërtuar një perceptim faji përpara gjykimit.
Veliaj dhe Xoxa, po hetohen për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash. Dje, SPAK mori të pandehur biznesmenin Elman Abule, nën akuzë për pastrim të parave.