Aksident tragjik në Bulqizë, makina del nga rruga, dy të vdekur dhe një i plagosur

Kronike

Publikuar: 23/07/2025

Aksident tragjik në Bulqizë, makina del nga rruga, dy të vdekur dhe një i plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Bulqizë me pasojë dy viktima.
Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:15, në vendin e quajtur “Antena”, në Qafë-Buall Bulqizë, ku një automjet tip “Nisan”, ka dalë nga rruga.


Si pasojë e këtij aksidenti, kanë humbur jetën shtetasit B.Gj., dhe D.Gj, si dhe ka mbetur i dëmtuar dhe po transportohet në spital për ndihmë mjekësore shtetasi A.Gj.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.