Misteri në Suedi, të sapolindurës i shfaqen organe gjenitale mashkullore pas kontaktit me të atin

Botë

Publikuar: 22/07/2025

Misteri në Suedi, të sapolindurës i shfaqen organe gjenitale mashkullore pas kontaktit me të atin

Një foshnjeje të seksit femër në Suedi iu shfaq një “mikropenis” pasi u vendos në kraharorin e të atit, duke e kthyer momentin në një ngatërresë biologjike.

Por ky nuk është rasti i vetëm. Një mjeke suedeze po ngre alarmin duke paralajmëruar se ka parë të paktën gjashtë raste të ngjashme te fëmijët, shkruan New York Post.Kontakti me lëkurë është një praktikë e zakonshme që përdoret për të forcuar lidhjen mes të  sapolindurve dhe prindërve për të ndihmuar zhvillimin  e hershëm të shëndetshëm.

Pas lindjes, vogëlushja u vendos në kraharorin e të atit ku ai kishte aplikuar xhel testosteroni, një  mjekim që zakonisht përdoret nga burrat me hipogonadizëm që shkakton pamjaftueshmëri të   hormoneve seksuale.

Kjo është diçka shumë e zakonshme sepse sipas studimeve, pas moshës  40-vjeçare, niveli i testosteronit bie me 1% çdo vit. Kjo rënie mund të shkaktojë simptoma si mungesë të dëshirës seksuale, ereksionit,  dobësi, ndryshime humori dhe humbje muskulare.

Duke mos e ditur rrezikun, babai ekspozoi gabimisht të bijën kundrejt niveleve të larta të testosteronit  duke nxitur ndryshime drastike në organet e saj gjenitale.

Prindërit vunë re se klitori i saj kishte nisur të zgjatej duke marrë formën e një penisi të vogël, ndërsa labia po tkurrej duke i përngjarë skrotumit. Në panik, ata dërguan fëmijën10-muajsh te mjeku dhe  analizat e gjakut identifikuan problemin.

“Mendoj se njerëzit nuk e kuptojnë sesa të  fuqishme janë këto mjekime”, tha endokrinologia pediatre Jovanna Dahlgren për Göteborgs-Posten. “Prindërit dëshpërohen kur kuptojnë se çfarë ka ndodhur.”

Rasti, i cili  ka ndodhur  tetë  vite më parë, është një nga të paktën gjashtë të tjerët që ka hasur Dahlgren ku të gjithë fëmijët janë ekspozuar ndaj mjekimeve me hormoneve përmes kontaktit me prindin.

Në një rast, ajo tha se një djali 10-vjeçar, i ishin shfaqur gjinj pas kontaktit me kremin e estrogjenit të së  ëmës. Kurse foshnjes nisën t’i zhdukeshin organet pasi i ati ndaloi përdorimiin e xhelit.

Edhe pse mediat vendase e quajtën “mikropenis”, ekspertët thonë se termi i saktë u referohet organeve gjenitale mashkullore të pazhvilluara.