Një ngjarje e rëndë është shënuar në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë, ku një foshnjë e porsalindur ka humbur jetën.
Policia bën me dije se shtetasi me i ati i foshnjes ka bërë kallëzim në polici për stafin e maternitetit të Koço Gliozheni.
Policia e Tiranës njofton se materialet për rastin i janë referuar Prokurorisë me qëllim vlerësimin e mëtejshëm
“Xh. Q., 34 vjeç, ka denoncuar se foshnja e tij ka humbur jetën, në spital, si pasojë e neglizhencës në trajtimin mjekësor.
Materialet procedurale për rastin iu referuan Prokurorisë, me qëllim vlerësimin e mëtejshëm“, bën me dije Policia.