Grupi që sillte në Tiranë paratë e drogës lidhje me Suzana Adilin e AK-Invest, në skenë një spiun i UDB-së, pallati i eurove të pista dhe maskimi i Pap Kalbajt

Krim & Korrupsion

Publikuar: 21/07/2025

Grupi që sillte në Tiranë paratë e drogës lidhje me Suzana Adilin e AK-Invest, në skenë një spiun i UDB-së, pallati i eurove të pista dhe maskimi i Pap Kalbajt

Pas sinjalizimit nga autoritetet e Zvicrës, SPAK njoftoi dje goditjen e një organizate kriminale të trafikut të drogës në Zvicër, pastrimit dhe dërgimit të parave nga shteti zvicerian drejt Shqipërisë me skemën e njohur kineze Hawala. Paratë e pista paketoheshin dhe shkëmbeheshin përmes disa pikave valutore në Tiranë. Koka e rrjetit të kalimit të parave të pista nga Zvicra në Shqipëri në këmbim të 6 % dyshohet se është biznesmeni Enver Ferizaj, shqiptar nga Kosova.

Ferizaj është një figurë kontraverse, derivat i biznesmenit kosovar, Hajdin Sejdia, një nga mashtruesit më të mëdhenj në trojet shqiptare. Kryetar i Këshillit të Agrobiznesit Shqiptar është monitoruar nga SHISH nën dyshimet se ishte spiun i UDB-së së Millosheviçit, është skeduar për kontrabandë dhe pastrim parash, por nga ana tjetër Ferizaj njihet edhe për lëvizjen e parave për financimin e veprimtarisë së UÇK.

Paratë shkëmbeheshin tek Pallati Nord Konstruksion në Rrugën e Durrësit, ku ishin vendosur disa pika të këmbimit valutor dhe ku banonte edhe Enver Ferizaj. Skema e aktivitetit kriminal zbatohej nga i biri, Ervis Ferizaj, por disa pika të qarkullimit të parave janë vendosur edhe në emrat e Erjona Ferizaj dhe Burim Ferizaj. Ky i fundit është arrestuar nga SPAK si pjesë e organizatës kriminale.

Bashkëpunëtori kryesor i Familjes Ferizaj është biznesmeni Përparim Kalbaj, i arrestuar me kërkesë të SPAK-ut. Ky i fundit është skeduar dhe arrestuar në vitin 2018 si kreu i një rrjeti shpërndarje kokaine në ish Bllok, por i ka shpëtuar gjithnjë drejtësisë.

Të gjithë aktivitetin, Kalbaj e mbulon në letra me emrin e bashkëshortes, Arijana Kalbaj. Në emrin e kësaj të fundit, Përparim Kalbaj ka pasur një pikë këmbimi valutor te Pallati Nord Konstruksion në Rrugën e Durrësit, aty ku banon Enver Ferizaj.

Po në këtë pallat, Kalbaj ka të regjistruar edhe kompaninë Kalbaj shpk, në emër të Arijana Kalbaj, me objekt këmbim valutor. Kalbaj ka në pronësi edhe disa magazina frigoriferike në Përrenjas të monitoruata për veprimtari të paligjshme.

Në dokumentacionin që kompania e lëvizjes së parave të pista nga Zvicra në Shqipëri, Kalbaj shpk, ka dorëzuar në QKB, deklaron se ushtron veprimtarinë e transferimit të parave në emër dhe për llogari të subjektit financiar jobankë AK-INVEST sh.a. Pra, në letra, pika valutore Kalbaj vepron nën hije dhe për llogari të AK-Invest.

Administratore dhe pronare kryesore e kompanisë së transaksioneve monetare AK-Invest është zonja Suzana Adili, aksionere në disa kompani të tjera për emertimin e parasë elektronike, bursave etj. Nuk kemi indicie apo prova nëse Suzana Adili është në dijeni apo përfituese nga aktiviteti i grupit kriminal.

Çfarë është Hawala?

Hawala është një sistem alternativ për transferimin e parave, ku nuk ka lëvizje fizike të parave dhe as ndonjë regjistrim zyrtar të transaksionit. Në vend të kësaj, paratë kalojnë përmes një rrjeti agjentësh të njohur si “hawaladarë”, të cilët merren me dërgimin dhe pranimin e shumave të parave në mënyrë diskrete.

Për shembull, një person në Kanada dëshiron të dërgojë para në Pakistan. Ai i jep shumën një hawaladari në qytetin e tij. Ky hawaladar e njofton një tjetër në Pakistan që t’ia japë shumën marrësit. Marrësi i parave i tërheq ato menjëherë, ndërsa hawaladarët rregullojnë borxhet mes tyre më vonë, shpesh përmes tregtisë ose shkëmbimeve të tjera financiare.

Pse përdoret?

Hawala ka disa përparësi që e bëjnë tërheqës për shumë njerëz:

Shpejtësi – Transaksionet bëhen pothuajse në kohë reale.

Tarifa të ulëta – Shpesh më të lira se bankat tradicionale ose shërbimet si Western Union.

Diskrecion – Nuk kërkohet ID ose dokumente zyrtare.

Qasje për të gjithë – I përshtatshëm për komunitetet që nuk kanë akses në sistemet bankare moderne.

Për këto arsye, hawala është mjaft popullor në zonat rurale, mes emigrantëve dhe në rastet ku njerëzit nuk i besojnë bankave.

Rreziqet dhe kontekstet ligjore

Megjithëse vetë koncepti i hawala-s nuk është kriminal, ai shpesh ndodhet në zonë të errët ligjore. Në disa vende, hawala është plotësisht i paligjshëm; në të tjera, ai lejohet vetëm nëse agjentët regjistrohen dhe raportojnë transaksionet.

Për shkak të mungesës së dokumentimit dhe transparencës, hawala është përdorur edhe për pastrim parash, financim të terrorizmit, dhe aktivitetet e paligjshme ndërkombëtare. Kjo ka bërë që shumë autoritete financiare dhe agjenci ndërkombëtare të ndjekin nga afër rrjetet hawala dhe ta lidhin me krimin e organizuar.

Përfundim

Hawala mbetet një fenomen unik në botën financiare moderne – një sistem që mbështetet jo te teknologjia, por te besimi mes njerëzve. Ai është dëshmi e mënyrës sesi strukturat tradicionale arrijnë të mbijetojnë përkrah zhvillimeve globale. Megjithatë, sfida kryesore është balancimi mes përfitimeve të tij praktike dhe rrezikut që paraqet për sigurinë financiare ndërkombëtare. Prandaj, diskutimi rreth hawala-s mbetet aktual dhe kompleks.

favorshme frigoriferike, importin dhe eksportin e produkteve bujqësore