Në gjyqin për ekzekutimin e ish- policit, Santiago Malko janë dhënë konkluzionet përfundimtare të Prokurorisë së Posaçme.Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se ndaj të pandehurve, SPAK kërkon masën e dënimit:
-Leonard Duka- 32 vjet burgim/ Dënimi të kryhet në një burg të sigurisë së Lartë.
-Fatmir Hyseni- 32 vite burgim
.-Aleksandër Manxhaku- 22 vjet burgim.
Ata akuzohen për “Vrasje me Paramendim”, “Armëmbajtje pa leje”, “Trafik Narkotikësh”, vepra këto të kryera në formën e Grupit të Strukturuar Kriminal.