Gjyshja 75-vjeçare Shegush Meçe që i kanë ngarkuar thesin me 46 milionë eurot e vjedhura me tendera sekretë pasi nuk e kap burgu, dhjaksi i korrupsionit që fshihet pas saj

Krim & Korrupsion

Publikuar: 19/07/2025

Gjyshja 75-vjeçare Shegush Meçe që i kanë ngarkuar thesin me 46 milionë eurot e vjedhura me tendera sekretë pasi nuk e kap burgu, dhjaksi i korrupsionit që fshihet pas saj

Rritja e forcës goditëse nga SPAK nën drejtimin e Altin Dumanit i ka kthyer në urithë ‘ustallarët’ e zhvatjes së parave dhe pronave publike, të cilët kanë nisur të fshihen pas grave, mamave dhe gjysheve, meqenëse SPAK dhe GJKKO ka një qasje më të butë penale ndaj grave. Kjo zonjë që shihni në foto është Shegush Meçe, 75 vjeçe, pas të cilës kanë nisur të fshihen një çetë dhjaksash korrupsioni.

Në 23 maj të këtij vitit, gjyshes Shegush i kanë ngarkuar sërish në kurriz thesin me 46 milionë euro para publike të përvetësuara me tendera kryesisht sekretë dhe kontrata fiktive për shërbime në letër, përmes kompanisë Artificial Intelligence Business Solutions. Sa herë që në SPAK ka lëvizje, thesi i parave të vjedhura ngarkohet në kurrizin e gjyshes 75-vjeçare, e cila për shkak të moshës i shpëton burgut.

Kur furtuna kalon, thesin me paratë e vjedhura e merr sërish në kurriz i biri, Geront Meçe, brigadieri i kompanisë ABS, i cili vijon pazaret nëpër Tiranë dhe interesohet për lëvizjet e SPAK. Geront Meçe, i cili e nxjerrë kokën sa herë largohet stuhia, është prestanome i dikujt tjetër, por kur laku i drejtësisë të ngushtohet, është i pari që rrezikon të provojë burgun.

Disa javë më parë, 52-vjeçarin Meçe e thirrën në SPAK. Hyri fshehurazi dhe doli i zverdhur. Menjëherë pasi doli nga dera e SPAK u paraqit tek noteri, duke e kaluar kompaninë e 46 milionë eurove të vjedhura në emrin e mamasë, të cilën nuk po e lë të shijojë pensionin.

Hajduti që fshihet pas dy grave

Kompania Advanced Business Solutions – ABS, me nipt K21710002J, u themelua në vitin 2002 nga Shegush Meçe, ndonëse evidencat tregojnë se pronari real ka qenë dhe është i biri Gerond Meçe.

Në mars të vitit 2010, zonja Shegush Meçe largohet nga kompania, duke ia dhuruar aksionet të birit. Gerond Meçe bëhet pronar faktik dhe formal.

Në vitin 2021, SPAK, dy vjet pas themelimit, dha sinjalet e para për goditjen e korrupsionit me tendera. Gerond Meçe vendosi të largohet si administrator i kompanisë ABS, duke caktuar shtetasen Eriksela Shuli.

Aktualisht, kompania e tenderave korruptivë ABS shpk, formalisht është në duart e dy zonjave, Shegush Meçe ‘pronare’ dhe Eriksela Shuli administratore, ndërsa Gerond Meçe vijon pazaret nëpër skutat e Tiranës për të finalizuar përfitimet e radhës.

Thesi me 46 milionë euro të vjedhura

E themeluar në vitin 2002, kompania ABS ishte një firmë e zakonshme, xhiroja vjetore e të cilës nuk i kalonte 1 milionë euro, ndërsa fitimi ishte 10 % e xhiros. Kompania nisi të lulëzojë pasi futi duart në paratë publike, pa bërë asnjë punë, thjeshtë duke u kthyer në çantë që lëvizje para nga Thesari Shtetit drejt xhepave të errët.

Vetëm gjatë pesë viteve të fundit, 46 milionë euro kanë dalë nga thesari i shtetit dhe janë transferuar drejt kompanisë Advanced Business Solutions – ABS, për tendera sekretë, përmes procedurave të manipuluara dhe kontrata fiktive. Fakti që e vesh me hije korrupsioni dhe pastrimi parash kompaninë ABS dhe brigadierin e saj Gerond Meçë është se përfitimi i parave publike me procedura sekrete dhe mungesa e shpenzimeve.

ABS mund të jetë e vetmja kompani në Shqipëri, fitimi i të cilës është gati sa xhiroja vjetore, evidencë që tregon se kompania nuk ka zbatuar kontratat për shërbimin e kontraktuar nga AKSHi, por thjeshtë ka përlarë paratë nga buxheti i shtetit. Nëse fitimi i kompanive të të njëjtës fushë është 2 deri në 10 % e xhiros, fitimet e ABS janë mbi 30 %.

Pjesa tjetër e parave dyshohet se është transferuar në kompninë Meçe themelon kompaninë Artificial Intelligence Business Solutions në pronësi të Meçes dhe në kompani të tjera me faturime fiktive. Edhe fitimi i deklaruar nuk është kthyer në kapital, por është devijuar në xhepa të tjerë.

Po ku kanë përfunduar 46 milionë euro para publike që ngrakoi në kurriz brigadieri Gerond Meçe? Për t’iu përgjigjur kësaj pyetje BKH dhe SPAK mjaftojnë të lexojnë librin e shitjeve dhe blerje të kompanisë në tatime, transaksionet, kontratat dhe shpenzimet.

Një tjetër kompani ‘çantë’ për lëvizjen e parave

Në janar të vitit 2020, Gerond Meçe themelon kompaninë Artificial Intelligence Business Solutions, me ojekt dizenjim, zhvillim dhe mirëmbajtje të sistemit softuer, me adresë Rruga “Murat Toptani” në Tiranë, Qendra Biznesit EUROCOL, kati 8-të.

Notere rezulton Laura Pustina, motra e Andia Pustina, financieres së aferave të Familjes Berisha, e pandehur nga SPAK për pastrim parash. Laura Pustina njihet si notere e Familjes Berisha.

Si administratore për t’i lënë ‘gjurmët e gishtave’ në punët e kësaj kompania Gerond Meçe ka caktuar Eriksela Shulin. Kompania nuk rezulton të ketë transaksione me thesarin e shtetit, por qarkullon diferencën e parave që mbetet nga ndarja e fitimit tek kompania e tenderave ABS.

Artificial Intelligence Business Solutions nuk kryen ndonjë veprimtari, nuk ka punonjës dhe nuk rezulton me shpenzime. Fitimi i saj është sa xhiroja. Kompania e dytë shërben si çantë për të larguar paratë vjedhura publike përmes kompanisë ABS shpk.