Andy Byron, CEO i kompanisë së teknologjisë “Astronomer”, ka bërë një status orët e fundit.
Në një koncert të Coldplay në New York, ai u shfaq në publik përkrah të dashurës së tij (shefe e burimeve njerëzore në kompani) duke u përqafuar dhe duke harruar një detaj të vogël: gruan dhe familjen në shtëpi.
Pas valës së kritikave dhe videove virale në rrjet, Byron publikoi një deklaratë ku i kërkon ndjesë “gruas, familjes dhe ekipit”, teksa shprehet i tronditur që një “moment privat” u bë publik pa pëlqimin e tij, ndonëse ai vetë ishte nën reflektorët e një stadiumi me dhjetëra mijëra vetë.
“Ajo që duhej të ishte një natë muzike dhe gëzimi, u kthye në një gabim të thellë personal, që u shfaq në një skenë shumë publike,” shkruan ai me patos. “Ky nuk është njeriu që dua të jem.”
Për të shtuar dramën, ai citon edhe Coldplay-n: “Lights will guide you home, and ignite your bones, and I will try to fix you.”, me një tekst që i këndon rikthimit të dinjitetit.
Byron përfundon duke kërkuar privatësi pasi sapo e shndërroi jetën e tij private në një telenovelë live.
Nëse Coldplay ndonjëherë kishte nevojë për frymëzim për një këngë të re, kjo histori e ka të gjithë materialin: dashuri, tradhti, drita skene dhe një CEO që nga zyra e ka marrë në koncert punonjësen e vet.