Vrasja e Renis Dobra, babai rrëfen bisedën e fundit me të birin: Me tha po nisem për në shtëpi

Aktualitet

Publikuar: 17/07/2025

Vrasja e Renis Dobra, babai rrëfen bisedën e fundit me të birin: Me tha po nisem për në shtëpi

Një javë më parë një ngjarje e rëndë tronditi Matin, ku Renis Dobra u vra e më pas u trupi i tij i pajetë u hodh së bashku me automjetin në ujërat e liqenit e Ulzës.

Babai i Renisit ka treguar bisedën e fundit me të birin ku ka zbuluar se ai i kishte thënë se po vinte në shtëpi, gjë që nuk ndodhi kurrë.

“Gjendja e bashkëshortes time është shumë e rëndë. Falenderojmë policinë për punën. Jam personi i fundit që ka komunikuar me djalin. Të martën kemi folur bashkë për herë të fundit në orën 21:36 minuta. Me tha Babi po nisem për në shtëpi. I thash mirëardhsh. Renisi po vinte për në shtëpi nga qyteti i Burrelit, një distancë që zgjat rreth 5 kilometra, por djali nuk më mbërriti kurrë në shtëpi”, tha ai.