Biznesmeni Rako Paja që prezantohet si ministër në vend të Ballukut organizon marshimin e Pilinç qesharakut në Theth, pastrim parash me Tano Karidin grek

Investigim

Publikuar: 17/07/2025

Biznesmeni Rako Paja që prezantohet si ministër në vend të Ballukut organizon marshimin e Pilinç qesharakut në Theth, pastrim parash me Tano Karidin grek

Ndërsa Pëllumb Pilinçi, një politikan i vetëshpallur bëri një vizitë të bujshme në zonën e trazuar të Thethit, në sfond pas tij qëndronte një mesoburrë më i ri, i veshur kreko.

Personi në fjalë nuk është as më shumë e as më pak se sa biznesmeni Rako Paja, i cili në disa shkrime të mëparshme mediatike është përmendur si përfitues i disa licensave fotovoltaike, të firmosura nga Ministria e Energjisë dhe Infrastrukturës. Zoti Rako Paja rezulton në ortakëri me disa investitorë të regjistruar në Qipro dhe nëpërmjet fondeve të tyre ka vijuar të marrë disa licensa energjitike, kryesisht në fotovoltaikë.

Por në përpjekje për të kuptuar prezencën e çuditshme të këtij biznesmeni me dikë si “professor” Pilinçi; Hashtag.al zbuloi se zoti Pilinçi ka dhe një kanal në Youtube, i quajtur “TV Shpresa”. Vetëm katër ditë më parë ky kanal ka transmetuar një intervistë ku shfaqet biznesmeni Rako Paja dhe ajo çfarë dëgjon që në sekondat e para duket si e pabesueshme.

“Përshëndetje miq të dashur të televizionit Shpresa. Sot kam nderin të kem në studio ministrin e Energjitikës dhe Infrastrukturës zotin Rako Paja. Përshëndetje zoti Paja.”, – i thotë moderatorja.

Në të njëjtin kanal Youtube gjendet një intervistë e qershorit e zotit Rako Paja ku ai paraqitet sërish si ministër i Energjisë dhe Infrastrukturës; por kësaj here i shoqëruar dhe nga zv/ministrja e tij, një zonjë që u prezantua si Lindita Tela.

Por nëse deri këtu jemi në terren vetëdeklarimi, mbetet fakt se zoti Paja rezulton përfitues i një numri të konsiderueshëm lejeve fotovoltaike dhe një kërkim i thjeshtë zbulon se ai ka prezencë në të paktën 5 kompani fotovoltaike.

Në një raportim mediatik të marsit 2022 duket ministrja (prej vërteti) zonja Belinda Balluku e cila është në shoqërinë e biznesmenit Rako Paja në atë që artikulli e cilëson si impiantin e parë fotovoltaik të ndërtuar në Shqipëri, nga kompania “Eco Energia” me kapacitet 250 Kw.

Madje artikulli në fjalë thotë se zoti Rako Paja i kishte sugjeruar ministres dhe disa zgjidhje teknike për panele të dedikuara nëpër kapanone biznesi dhe në distancë 30km me kapanonet. / Hashtag.al

‘Oktapodi’ Paja, dyshime për pastrim parash

Një rrjet i dyshimtë dhe me tipare mafioze, i shtrirë nga Tirana në Qipro, me fuqi të madhe korruptuese dhe që lëviz fijet e pushtetit, qëndron pas djaloshit të panjohur nga Skrapari, Rako Paja, pa historik të gjatë dhe të konsoliduar biznesi, por që befas ka pushtuar tregun e fotovoltaikëve në Shqipëri, përmes lidhjeve të errëta dhe një karteli kompanish pothuajse fantazmë.

Që të gjitha kompanitë për ndërtimin e centraleve për prodhimin e energjisë së rinovueshme fotovoltaike, ku është administrator dhe bashkëpronar në letra Rako Paja, janë themeluar vitet e fundit, nuk kanë kapital dhe as bilance, por qarkullojnë miliona euro.

Disa nga kompanitë e dyshimta janë; 3R Eco Group, Ar Ecoenergjia, ARGO SUN ENERGY, C.P. Energy, Dielli i Qarrit, ECO GROUP -Tomorrica, Ecoenergia Al, Makti Sun, P.R.J SUN ENERGY. Vitin e kaluar, me procedurë fiktive dhe pazar në tavolinë, Rako Paja ka marrë përmes kompanisë ECO GROUP -Tomorrica 211 hektarë tokë nga Bashkia Skrapar për panele diellore, me ofertë fituese sa çmimi dysheme.

Në funksion të djaloshit që dyshohet se pastron paratë e pista në biznesin e energjisë, janë vënë Ministria e Energjitikës, Kryeministria, sidomos AZHT-ja, një agjencia që kontrollohet nga grupet kriminale dhe kartelet e korrupsionit.

Tano Karidi grek, personazhi kyç

Personazhi që qëndron pas Rako Pajës është 72-vjeçari Ioannis Titakis, i njohur si Tano Karidi grek, që përfaqëson një trust shoqërish në Qipro, nga i cili vjen financimi për qindra mijera MW fotovoltaik në Shqipëri. Ioannis Titakis ka qenë në fokus të investigimeve të agjencive të huaja ligjzbatuese për pastrim parash, trafiqe si dhe për lidhje me mafien ruse dhe bullgare.

Tano Karidi grek është i skeduar nga autoritetet partnere për qarkullimin dhe shpërlarjen e parave të trafikut të drogë në Qipro. Nga Qipro paratë e trafiqeve dyshohet se zhvendosen në Shqipëri dhe investohen në fotovoltatike përmes kompanive C.P. ENERGY,
ARGO SUN ENERGYM.T.R ENERGYMAKTI SUNP.R.J SUN ENERGY me objekt ndërtimin e centraleve prodhuese për prodhimin e energjisë së rinovueshme fotovoltaike.

Si administrator të këtyre kompanive, papuja Ioannis Titakis ka caktuar Rako Pajën, i cili është edhe bashkëaksioner. Për të dokumentuar pastrimin e parave, oganeve ligjzbatuese shqiptare mjafton të shqyrtojnë aktivitetin e kompanive, transaksionet nga Qipro dhe investimin në Shqipëri.

Në skenë Ervis Myftari

Në skenë si pjesë e grupit që mbulon Rako Paja shfaqet një personazh i njohur në fushën e pastrimit të parave dhe korrupsionit; si Ervis Myftari. Ervis Myftari është simboli i korrupsionit me tendera në Albcontrol, një institucion i njohur tashmë për luks të shfrenuar, tendera fiktivë dhe shpërdorime epike.

Me anë të kompanisë ‘Consulting & Management Albania’, Myftari ka marrë 17 tendera nga Albcontrol, me vlerë rreth 9 milionë euro, kryesisht pa konkurrencë, me ofertë fituese gati sa fondi limit dhe për më tepër pa ofruar ndonjë shërbim të matshëm dhe real.

Tenderat kanë si objekt trajnime fiktive, konsulencë dhe plane copy-paste. Thjeshtë  kanë kaluar paratë nga arka e shtetit tek llogaritë e kompanisë së Ervis Myftarit, i cili më pas besohet se i ka ndarë me zyrtarët përkatës, sipas rolit në këtë skemë korrupsioni.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme për ish kreun e Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ervis Berberi, kanë zënë në grackë edhe kryetarin e Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci për implikim në afera gjatë kohës që mbante postin e drejtorit të Përgjithshëm të KESH. Pjesë e aferave të Benet Becit është pikërisht Ervis Myftari. Beci dhe Myftari dalin zbuluar duke vjedhur 800 mijë euro përmes një tenderi fiktiv.

Myftari kontrollon një kartel kompanish, ndërsa është sekduar edhe për veprimtari të zezë në fushën e call centrave, pastrim parash me agjenci imobilare, transaksione financiare elektronike etj. Për vetëm 3 muaj ka hapur 8 kompani të dyshimta.

Karteli zgjerohet

Pjesë e këtij karteli që ka pushtuar tregun e fotovoltatikëve është edhe Dritan Marku, aksioner me Rako Pajën në kompaninë 4R ECO GROUP shpk, me objekt veprimtarie studim, projektim, zbatim, prodhim dhe tregtim i energjisë elektrike nga burime alternative si sistemet fotovoltaike, parqet e erës, termocentralet, biomasa etj.

Pjesë e këtij grupi është një personazh misterioz i quajtur Fatush Tola, aksioner në disa kompani me veprimtari në fushën e energjisë si dhe me lidhje me kompaninë Shansi Invest, e skeduar për afera epike me tendera, me protagonistë ‘oktapodin’ Shpëtim Cinga, përfitues i mbi 115 milionë euro para publike.

Djaloshi Rako Paja mbulon edhe Dritan Xhokaxhi, një bos karburantesh, përfitues i parave publike, si dhe Erjola Lame, Entela Haxhialiu, Ardian Poçi, Nadire Qinami, Renaldo Zaimaj, Alfred Sadikaj (financues i partive politike), Fatjon Sulko etj., pas të cilëve fshihen personazhe të tjerë.