Babai i Renis Dobrës, 23-vjeçarit i cili u rrëmbye dhe u vra mbrëmjen e 8 korrikut, ka rrëfyer të tjera detaje lidhur me natën kur dhe ndodhi ngjarje.
Për emisionin “Me zemër të Hapur”, ai ka treguar dhe bisedën e fundit që pati me të birin.
Sipas tij, 23-vjeçari natën kur dhe ndodhi krimi ndodhej në Burrel dhe se rreth orës 21:36 i kishte thënë që po vinte në shtëpi.
“Gjendja e bashkëshortes time është shumë e rëndë. Falenderojmë policinë për punën. Jam personi i fundit që ka komunikuar me djalin. Të martën kemi folur bashkë për herë të fundit në orën 21:36 minuta. Me tha Babi po nisem për në shtëpi. I thash mirëardhsh.
Renisi po vinte për në shtëpi nga qyteti i Burrelit, një distancë që zgjat rreth 5 kilometra, por djali nuk më mbërriti kurrë në shtëpi”, tha ai, duke treguar më tej se ishte nipi i tij i cili e kishte telefonuar për t’i treguar se 23-vjeçarin e kishte kapur policia.
“Nipi më ka telefonuar në orën 22:03 minuta dhe më tha dajë ku je, shpejto se policia ka kapur Renin. Menjëherë dola dhe u nisa drejt Burrelit me nipin sepse mendova se ma ka kapur policia. Shkuam në komisariat.
I pyeta nëse ma kishin kapur me makinë por më thanë që një gjë e tillë nuk kishte ndodhur. Mora në telefon 129 dhe më thanë që do të më njoftonin ata. Nipi im është afruar para se të më merrte mua në telefon dhe i kanë thënë ‘ik shpejt se jemi policia’”, tha ai.