“Lufra” hedh në treg dhallë të mykur, qytetarja e alarmuar: Po na helmojnë! 

Aktualitet

Publikuar: 15/07/2025

“Lufra” hedh në treg dhallë të mykur, qytetarja e alarmuar: Po na helmojnë! 

Një qytetare ka ngritur alarmin lidhur me cilësinë e produktit Ayran të kompanisë “Lufra” e cila po helmon shqiptarët me produktet e saj jashtë çdo standadi.

Sipas denoncueses, ndonëse afati i skadencës së produktit është i shënuar për datën 26 korrik, por dhalla ka rezultuar e mykur menjëherë pas hapjes për konsum.

Ky incident ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën e ruajtjes dhe menaxhimin e zinxhirit të furnizimit të produkteve ushqimore. Qytetarja e konsideron këtë një shkelje të rëndë të standardeve të sigurisë ushqimore dhe një paralajmërim për konsumatorët që synojnë të mbrojnë shëndetin e tyre.

Nuk është hera e parë që Lufra u shet konsumatorëve produkte të prishura ose me përmbajtje kancerogjene.

“Bleva produktin ushqimor Ayran te Lufres dhe doli i mykur. Data e skadences eshte 26/07/2025”,shkruan qytetarja në denoncimin për JOQ.