“Ankesat për vjedhje zgjedhjesh, turpëruese”, Çollaku: Votat e Berishës s’mjaftojnë për të kënaqur dembelët dhe për të ardhur në pushtet

Politikë

Publikuar: 14/07/2025

“Ankesat për vjedhje zgjedhjesh, turpëruese”, Çollaku: Votat e Berishës s’mjaftojnë për të kënaqur dembelët dhe për të ardhur në pushtet

Deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka reaguar me tone të ashpra ndaj gjendjes aktuale të opozitës dhe vetë PD-së, duke kërkuar reformim të thellë në organizim.

Në një reagim në facebook, Çollaku shprehet kritik për qëndrimin e PD-së për zgjedhjet e 11 Majit, duke shkruar se nëse vazhdon në këtë gjendje në të cilën ndodhet aktualisht PD, në zgjedhjet e radhës do të pësojë disfata më të thella.

Çollaku shton se janë turpëruese ankesat e herëpashershme se Rama po vjedh zgjedhjet, në një kohë kur brenda PD ka vetëm bashkime të cilat i cilëson si falso.

Ai nuk kurseu kritikat as ndaj përfaqësuesve demokratë, teksa thotë se 500 mijë votat që siguron Berisha nuk mjaftojnë për të kënaqur ambiciozët apo dembelët e PD-së.

Reagimi i plotë:

Opozita duhet te lexoje veten.

PD duhet te lexoje veten.

Ne gjendjen si ndodhet sot ,farsa elektorale e radhes do te jete edhe me dramatike.
Te ankohemi se cdo here (per 4 apo 5 here ne rradhe) Ed Rama na vjedh zgjedhjet,eshte TURPERUESE.

PD duhet te reformohet ne forme totale,ne organizim,ne koncept,ne klime.
Bashkimet fallco,me llogari personale mandate deputetesh nuk funksionojne.
Klima sektare me armiq brenda llojit ,per llogari karrierash personale neper provinca rezultuan katastrofe.

500 mije votat qe siguron Berisha nuk mjaftojne per te kenaqur cdo ambicioz apo cdo dembel ne PD,e aq me pak per te cuar PD ne pushtet.

Mungojne thuajse dhe nje here aq,te cilat ose do te gjendet menyra te rikthehen ne PD,permes respektit,pranimit,te drejtes per te menduar ndryshe permes fraksioneve apo rrymave te mendimit alternative..,ose e gjitha kjo energji opozitare dhe demokrate do te detyrohet te gjeje forme e rruge riorganzimi e riformatimi.

Rama do ti vjedhe cdo here e sa te mundet zgjedhjet.

Te presesh te tjere ,ose revolta imagjinare popullore te na mbroje votat..,eshte te vetshpallesh opozite e perjetshme,eshte te pranosh kete agoni disfatiste.
Kjo agoni duhet te ndalet,sot…