“Keqkuptim i rëndë i shkaktuar nga një shpifje e pastër”/ Noizy reagon pas lirimit: Autori do përballet me pasoja ligjore në Zvicër 

Show Biz

Publikuar: 10/07/2025

“Keqkuptim i rëndë i shkaktuar nga një shpifje e pastër”/ Noizy reagon pas lirimit: Autori do përballet me pasoja ligjore në Zvicër 

Reperi i njohur shqiptar, Noizy, ka reaguar pas lirimit nga policia zvicerane me urdhër të prokurorisë së Zyrihut.

Noizy thotë se gjithçka ka ardhur nga një “shpifje e pastër” dhe se autori do të përballet me pasojat ligjore, “deri në dënimi maksimal që parashikon ligji zviceran”.

Ai iu kërkon ndjesë fansave në Zvicër dhe thotë se tani gjithçka është pas krahëve.

Reagimi i Noizyt:

Ju kërkoj ndjesë të gjithë fansave të mi në Zvicër, për të cilët fatkeqësisht nuk munda të performoja të shtunën në mbrëmje.

Një keqkuptim i rëndë, i shkaktuar nga një shpifje e pastër, më përfshiu padrejtësisht në një procedurë verifikimi nga autoritetet zvicerane.

Autori i kësaj shpifjeje do të përballet me pasojat ligjore, deri në dënimi maksimal që parashikon ligji zviceran. Tani gjithçka është pas krahëve.