Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka emëruar drejtorin e ri të burgut të Drenovës, pas shkarkimit të drejtorit të deritanishëm, Fatjon Fasho.
Në krye të institucionit të vuajtjes së dënimit është rikthyer Lorent Nake, i cili ishte dorëhequr nga ky post në shkurt të vitit 2024, pas një drejtimi prej rreth katër muajsh.
Pas dorëheqjes, Nake drejtoi forcat “Shqiponja” në Drejtorinë Vendore të Policisë së Korçës. Ndërkohë, në një komunikim telefonik me mediat, Fatjon Fasho ka mohuar akuzat që lidhen me futjen e një telefoni për të dënuarin Laert Haxhiu.
Ai ka deklaruar se nuk ka patur asnjë veprim të kundërligjshëm dhe ka hedhur poshtë çdo akuzë ndaj tij.