Gjendet një trup i pajetë në liqenin e Pogradecit 

Kronike

Publikuar: 06/07/2025

Gjendet një trup i pajetë në liqenin e Pogradecit 

Një person i moshuar është gjetur i pajetë në ujërat e liqenit të Pogradecit.

Sipas burimeve lokale, trupi i viktimës është gjetur nga banorët në breg të liqenit, të cilët njoftuan menjëherë autoritetet.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe për të identifikuar viktimën.