Kompania koncensionare e nxjerrjes dhe pasurimit të bakrit “Beralb” në Fushë-Arrëz, me pronar mafiozët turq dhe kinezë, Erol Kohen dhe Guan Yongmin, po shkarkon mbetjet sterile të bakrit në Lumin Fan, pa i filtruar, duke shkaktuar një ndotje alarmante.

Këto pamje të xhiruara me dron paraditen e së shtunës, nga Report TV, ofrojnë një panoramë tejet shqetësuese. Uji i lumit dhe gurët kanë marrë ngjyrën e kromit. Shihet qartë se ndotja fillon nga vendepozitimi i sterileve të bakrit, aty ku gjendet diga.
Në pamje dallohet pika ku rrjedha që del nga diga e fabrikës, bashkohet me rrjedhën normale të lumit, uji i te cilit siç shihet, vjen i pastër nga burimi. Prej këtu, uji i ndotur përshkon disa fshatra të njesise administrative Gjegjan, duke lënë pas dëme të konsiderueshme në ekonominë lokale dhe ekosistemin e zonës.
Lekë Curri, banor i Fushë-Arrëzit tha se dëmi më i madh është shkaktuar në parcelat bujqësore që vaditen me ujin e lumit. Ai kërkon nga institucionet shtetërore të pezullojnë aktivitetin e fabrikes, derisa ajo të vendosë fitra në vend-depozitim.
“Dëmi më i madh është parcelat që ujen me ujin e lumit. Duhet të dëmshpërblehen ata që janë dëmtu. Duhet të pezullohen punlime në fabrikë. Të merren masat për filtrimin e ujit. Shfrytëzuesi i fabrikës dhe shteti duhet të marrin masa. Duhet të ishte bë me paramentra që të mos ndodhë kjo ndotje, tani që ka ndodh shteti nuk duhet të heshtë”, tha Curri për mikfronin e Report TV.
Shëndeti jonë është i rrezikuar, thekson Marte Nikolli, banore e zonës, duke kërkuar nga institucionet t’a ndalin këtë masakër.
“Jo vetëm prodhimet bujqësore por dhe shëndeti ynë është i rrezikuar. Duhet të merren masa që kjo të mos ndodhë më se ka disa vite që përsëritet”, u shpreh ajo.
Ndërsa Jetmir Qafa, e krahason ujin e lumit me acidin duke theksuar se ka shkatërruar bujqësinë dhe turizmin. Ai paralajmëron se së shpejti do të depozitojnë padi ndaj kompanisë minerare “Ber Alb”.
“Uji është bërë i papërdorshëm për bujqësine. Për turizëm as bëhet fjalë se uji ka kaluar çdo paramenter, se është kthyer në acid. Ne do bëjmë padi për kompaninë, sepse duam të jetojmë në këto vende që kemi trashëguar nga të parët tanë. Pra duam të eliminohet ndotja”, tha Qafa.
Ekspertët paralajmërojnë se bakri që derdhet në lumë përmban dhe përqindje të vogla ari, pasi konsiderohet polimetal. Por kostot e pastrimit të mjedisit dhe rivendosjes së ekosistemit janë shumëfish më të larta.
Burime nga IKMT-ja thanë se kjo problematikë u evidentua edhe para tre muajsh ku kompania turke “Ber Alb” u gjobit me 10 milionë lekë. Duket se gjoba nuk ka dhene efekt. Lumi Fan sot vazhdon të rrjedhë i ndotur…
Konsesioni për nxjerrjen dhe pasurimin e mineralitet të bakrit në zonën e Pukës dhe Fushë-Arrzit nga kompania turke-kineze është konsideruar si një biznes i kamufluar i Ilir Metës. Koncensioni korruptiv u firmos nga Ilir Meta kur ishte kryeministër në vitin 2001 për klientin e tij Erol Kohen.

Njerëz të afërt me Metën kanë pohuar se ky i fundit krahas një shume prej 10 milionë USD paradhënia ka marrë nga kompabia turke një tarifë mujore, para të cilat janë produkt i krimeve mjedisore, manipulimit të shpenzimeve, mungesës së investimeve sipas kontratës dhe skemave mashtuese.
Në muajin shkurt 2004 koncensionin e bllokoi Fatos Nano, si presion për të marrë kontrollin mbi të, ku hyri në konflikt me turqit. Por, në muajin nëntor 2005, koncesionin e zhbllokoi Sali Berisha që sapo kishte ardhur në pushtet, duke e favorizuar përmes Genc Rulit.
Në muajin dhjetor 2009, Ilir Meta zv/kryeministër i hoqi të gjithë taksat koncesionit të bakrit dhe vlerën 10% të dividentit që duhej t’ia jepte shtetit shqiptar, duke vjedhur dhe ndarë dhjetëra milionë euro.
Ditën që Ilir Meta i dha mafiozit turk Erol Kohen koncesionin e bakrit, në kontratë me raport gjeologjik e ekonomik fals, u deklarua 1.5 milionë ton rezerva bakri në nëntokë, me qëllim që të rapotohej sa më pak mineral i nxjerrë, pra, të vidhej e të mashtrohej.
Faktikisht, rezerva e gatshmë nëntokë ishte 60 milionë ton bakër i pasur me ar e argjend dhe 15 mijë ton mineral i nxjerrë mbi tokë; të cilin, mafiozi turk e mori falas dhe e ekportoi për llogari të tij në Turqi e Bullgari, ndërsa ministria bëri letrat sikur kjo sasi mineral bakri nuk ekzistonte.
Në muajin maj 2014, kompania koncesionare turke “Berlab”, përsëri në pazar me Ilir Metën që ishte Kryetar Kuvendi dhe me miratim të kryeministrit Edi Rama, i shiti 50% të aksioneve kompanisë mafioze kineze “Jiangxi Koper” për 30 mijë dollarë, dhe nga “Beralb Sh.A”, u regjistrua si zotëruese me emrin “NESKO METAL”.Po me ndërhyrjen e Ilir Metës, Kryetar Kuvendi, në muajin mars 2017, mafiozëve turq e kinezë iu zgjat koncesioni i bakrit edhe me 15 vite të tjerë, duke e çuar deri në vitin 2046 grabitjen e bakrit shqiptar, me përmbajtje të konsiderueshme ari e argjendi.
Në vitet 2001-2014, kur koncesionin e bakrit e kishte kompania turke “Berlab”, bilancet bëheshin false me gjoja fitim 1-2 milionë lekë dhe qeveria shqiptare ia pranonte si të sakta .
Ndërsa prej vitit 2014 e deri sot, kur në ortakërinë e koncesionit të bakrit janë bashkuar mafiozët turq e kinezë, bilancet vjetore i kanë nxjerrë me nga nga 2 miliardë e 10 miliardë lëkë humbje dhe qeveria shqiptare ia pranon sërish si të sakta.
Por megjithëse deklarojnë humbje të mëdha financiare, turqit e kinezët vazhdojnë të nxjerrin e shesin çdo vit afro 400 mijë ton mineral bakri të pasur me ar e argjend, dhe fitojnë miliarda Euro e nuk i paguajnë asnjë cent shtetit shqiptar.
Sepse ish-kryeministrat Meta e Berisha dhe kryeministri Edi Rama nëpërmjet ministrave të linjës; në kontatën PPP të bakrit, kanë deklaruar që kompania turko-kineze, ka të drejtën të përfitojë 100% të të ardhurave nga shitja e mineralit të bakrit, pa patur asnjë detyrim financiar ndaj Shtetit Shqiptar deri në muajin janar 2046 kur ka periudhën e koncesionit.
A do veprojë SPAK përballë këtij krimi të vjedhjes së pasurisë kombëtare miliarda euro, të maskuar si koncesion me afat 45 vite, apo do hesht, siç po hesht ndaj grabitjes së naftës me vlerë miliarda euro nga kompania mafioze kineze “Bankers” dhe si për krimet e kompanisë tjetër mafioze turke Kurum?
Uji i lumit dhe gurët kanë marrë ngjyrën e kromit. Shihet qartë se ndotja fillon nga vendepozitimi i sterileve të bakrit, aty ku gjendet diga.