Pjesëtarë të Njësisë së Reagimit të Shpejt të Policisë së Kosovës kanë mbërritur tashmë në afërsi të objekteve të Kuvendit dhe Qeverisë së Kosovës. Mësohet se ata janë parë duke diskutuar edhe me personat përgjegjës për sigurinë.
Ndërkohë, deputetët e Kuvendit të Kosovës dhe gjithë punonjësit e tjerë janë udhëzuar nga Policia e Kosovës që të lënë objektin për shkak të një kërcënimi të marrë përmes një telefoni.