Goditet mafia shqiptare në Ekuador, sekuestrohen 3 ton drogë, 5 të arrestuar

Aktualitet

Publikuar: 04/07/2025

Goditet mafia shqiptare në Ekuador, sekuestrohen 3 ton drogë, 5 të arrestuar

Autoritetet ekuadoriane kanë sekuestruar 3 ton drogë, një sasi që ata thonë se i përkiste mafias shqiptare, e cila ka krijuar marrëdhënie me kartelet e drogës kolumbiane dhe meksikane, si dhe me bandat në vend.

Ministria e Mbrojtjes e përshkroi sekuestrimin e sasisë së drogës si një goditje të madhe për mafian shqiptare, pas një kontrolli në një fermë në qytetin jugperëndimor të Guayaquil, një port i madh dhe një qendër me rëndësi jetike për trafikimin e drogës në tregjet e SHBA-së dhe Evropës.

Oficerët e policisë dhe ushtrisë zbuluan drogë në kuti me banane.

Gjatë operacionit, u arrestuan pesë individë të dyshuar për lidhje me mafian shqiptare.

Autoritetet në vendin e Amerikës Latine, përmes të cilit kalon 73% e kokainës së prodhuar në mbarë botën, regjistruan konfiskime rekord në vitin 2024: ato arritën në 294 ton, krahasuar me 221 në vitin 2023.