Kuvendi nis me ‘tensione’, Zheni Gjergji ‘bllokon’ foltoren: Zjarri në Elbasan, alarm…! Spiropali i ndërpret fjalën

Politikë

Publikuar: 03/07/2025

Kuvendi nis me ‘tensione’, Zheni Gjergji ‘bllokon’ foltoren: Zjarri në Elbasan, alarm…! Spiropali i ndërpret fjalën

Me tensione nisi seanca plenare në Kuvend, ku deputetja demokrate Zheni Gjergji mori fjalën për të folur për zjarrin në fushën e mbetjeve në Elbasan, por nuk kryetarja e Kuvendit nuk e lejoi me argumentin se nuk ishte çështje për procedurë. Deputetja demokrati mbajti për pak minuta të bllokuar foltoren dhe u përfshi në debate me Spiropalin.

Gjergji: Zjarri në Elbasan është një alarm i fortë për gjendjen dramatike të mjedisit dhe pasojë ë dështimit të projektit të inceneratorit.

Spiropali: Mos abuzo me procedurën…