Imagjino sikur në Asamblenë e OSBE të pyes dikush se kush është Sali Berisha!

Politikë

Publikuar: 02/07/2025

Imagjino sikur në Asamblenë e OSBE të pyes dikush se kush është Sali Berisha!

Sali Berisha, Albana Vokshi dhe Fatmir Mediu, po marrin pjesë në Asamblenë Parlamentare të OSBE në Porto të Portugalisë, ku po vijojnë të nxijnë Shqipërinë, duke e etiketuar atë si narko-shtet, si shtet në të cilin veprojnë dhe komandojnë kartelet e drogës dhe si një diktaturë të një lloji tjetër në Ballkan dhe në Evropë.

Që opozita të ketë pakënaqësi me rezultatin e zgjedhjeve, është mëse normale, por që opozita të nxijë vendin e saj në arenën ndërkombëtare, mbi të gjitha, duke shpifur dhe trilluar, kjo nuk është aspak normale dhe e pranueshme.

Gjithsesi, imagjino sikur në takimin e Asamblesë Parlamentaret të OSBE, dikush nga të pranishmit të ngrihej dhe të kërkonte informacione se kush është ky Sali Berisha që po ankohet për vjedhje dhe manipulim të zgjedhjeve në Shqipërinë e vitit 2025.

Ai që do ta dëgjonte pyetjen, do t’i përgjigjej: “Po, ka të drejtë folësi. Në Shqipërinë për të cilën po ankohet zotëria, për herë të parë zgjedhjet janë vjedhur në 26 Maj 1996 nga Sali Berisha.”

Pas atyre zgjedhjeve Berisha nuk ka pranuar më asnjë rezultat zgjedhor prej të cilit ka dalë humbës.

Siç i tha dikur në një emision televiziv Fatos Nano: “Ti Sali do të bëhen zgjedhje dhe t’i fitosh ti, vetëm ashtu mund t’i njohësh. Në të kundërtën, ti nuk i njeh asnjëherë.”