Arrestohen drejtori dhe ish-drejtori i “Bankers Petroleum”, lëshohen 14 urdhër-arreste, ekzekutohen 10 prej tyre

Aktualitet

Publikuar: 02/07/2025

Arrestohen drejtori dhe ish-drejtori i “Bankers Petroleum”, lëshohen 14 urdhër-arreste, ekzekutohen 10 prej tyre

Policia e Fierit ka ndërmarrë sot një aksion në zyrat qendrore të kompanisë “Bankers Petroleum”, që operon në fushën e nxjerrjes së naftës në Marinëz. 

Si rezultat i këtij operacioni, janë arrestuar drejtori aktual i kompanisë, Hongping Xiao, shtetas kinez, si dhe ish-drejtori Leonidha Çobo.

Operacioni policor është zhvilluar në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Forcat e rendit, të shoqëruara nga një furgon i Tatimeve, janë parë të hyjnë në ambientet e kompanisë gjatë mesditës së sotme.

Burime për mediat bëjnë me dije se në total janë lëshuar 14 urdhër-arreste, ku janë ekzekutuar 10 prej tyre. Në pranga mësohet se kanë përfunduar CEO kinez i Bankers, Hongping Xiao dhe ish-CEO, Leonidha Çob

Po të njëjtat burime konfirmojnë se ndaj të arrestuarve janë ngritur akuzat për evazion fiskal dhe pastrim parash. Dyshohet se aksioni i sotëm ka të bëjë me një borxh të konsiderueshëm që “Bankers” i ka shtetit shqiptar, konkretisht në lidhje me detyrime fiskale të papaguara.

Ende nuk ka një reagim zyrtar nga kompania apo institucionet shtetërore.

Bankers Petroleum Albania, kompania e përpunimit të hidrokarbureve është prodhuesi më i madh i naftës në vend. Njëkohësisht edhe një nga ndotësit më të mëdhenj në zonën e Patos-Marinzës.