Gjesti i presidentit kolumbian gjatë një takimi zyrtar në Sevilje po bëhet viral.
Ai mendoi se po tregohej xhentilë, por u refuzua (ose më saktë u shty) për të ruajtur etiketën institucionale.
Një gafë e vogël për presidentin e Kolumbisë Gustavo Petro i cili mbërriti në Sevilje- Spanjë, të dielën, për të marrë pjesë në Konferencën e Katërt Ndërkombëtare për Financimin e Zhvillimit (FFD4) të thirrur nga Kombet e Bashkuara (OKB).
Një darkë u organizua për samitin në Pallatin Mbretëror të Alcazar, ku Mbreti Felipe VI i Spanjës dhe Mbretëresha Letizia mirëpritën të gjithë pjesëmarrësit. Megjithatë, në mediat sociale, përshëndetja e kolumbianit drejtuar familjes mbretërore nuk kaloi pa u vënë re.
Petro iu afrua mbretëreshës për t’i dhënë një puthje në faqe. Ajo u tërhoq, duke bërë një hap prapa. Imazhe që u bënë virale. Në Spanjë, në fakt, nuk lejohet të puthësh mbretëreshën ose anëtarët e familjes mbretërore. Udhëheqësit e tjerë të pranishëm ndoqën protokollin, me një shtrëngim të thjeshtë duarsh dhe në një distancë që u konsiderua e dobishme për të ruajtur momentin institucional.