Dokumenti i shfajësimit / Pas Monikës, Meta shet edhe Tit Vasilin, shpall puçist Eriol Braimllarin

Aktualitet

Publikuar: 29/06/2025

Dokumenti i shfajësimit / Pas Monikës, Meta shet edhe Tit Vasilin, shpall puçist Eriol Braimllarin

Pas ish bashkëshortes së tij, Ilir Meta tentoi në gjykatës të ‘shiste’ edhe Petrti Vasilin, duke i faturuar përgjegjësinë për lobimin me para të pista dhe të padeklaruara në SHBA. Kur u emëruar President në 2017, Meta caktoi Vasilin për dy muaj në krye të LSI-së, duke e zëvëndësuar më pas Monika Kryemadhi, ish bashkëshorten e tij. Nuk ka dyshim që Vasili ishte thjeshtë një figurant në partinë private të çiftit Meta-Kryemadhi.

Megjithatë, para GJKKO, e cila e la në burg, Meta tha se përgjegjës për lobimin në SHBA me para të dyshimta janë Vasili dhe zonja Kryemadhi, pasi ai që nga muaji prill 2017 nuk ishte më kryetar i partisë. Në një dokumet 11 faqe shfajësimi, Meta akuzoi të gjithë të besuarit e tij se kishin vepruar pas shpine dhe në dëm të tij, duke ngritur dyshimet për një komplot.

Madje Meta ka shprehur ‘habinë’ se si kompania amerikane e lobimit ka pranuar pagesa të tilla të paligjshme! Por, SPAK dhe GJKKO, bazuar në prova dhe dëshmi, kanë krijuar bindjen e Meta ka qenë pronar i LSI-së edhe gjatë Presidencës dhe lobimi me para të pista është kryer për llogari të tij.

Në dokumentin e shfajësimit, Meta akuzon ish sekretarin për Politikën e Jashtme të LSI, Eriol Braimllari për bashkëpunim me SPAK kundër tij. Meta kujton se Erioli është kushëri i Endrit Braimllarit, ish nënkryetar i LSI-së, i shpallur gjithashtu tradhtar, madje tradhtari i brendshëm më i rrezikshëm.

Meta ka akuzuar Monika Kryemadhin edhe sa i takon episodit të ri të korrupsionit që SPAK dyshon se ish-çifti Meta-Kryemadhi kanë përdorur një kartë bankare për blerje e shpenzime jashtë vendit të dhënë nga biznesmeni Ardian Shatku.

Meta fajësoi Kryemadhin për korrupsionin e zbuluar nga SPAK-u, duke pretenduar se ai nuk ishte në dijeni. Madje Meta thotë se kishte vendosur t’a ndante Kryemadhin pasi kishte zbuluar se po kryente veprime korruptive, veprime të cilat binin ndesh me karakterin e tij.