Të hënën dhe të martën në Shkup do të mbahet takimi i liderëve BE-Ballkani Perëndimor për Planin e Rritjes.
Qeveria njofton se më 30 qershor dhe 1 korrik 2025, në Shkup, në hotelin “Hillton”, do të mbahet takimi i liderëve BE–Ballkani Perëndimor, i kushtuar Planit për Rritje.
“Më 30 qershor (e hënë), duke filluar nga ora 16:00, do të mbahet takim tet-a-tet ndërmjet Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, dhe Komisioneres për Zgjerim, Marta Kos, pas së cilës do të pasojë një takim bilateral me delegacione në format më të zgjeruar”, thuhet në njoftim