Si e spiunoi Mossad-i programin bërthamor iranian për vite me radhë 

Botë

Publikuar: 28/06/2025

Si e spiunoi Mossad-i programin bërthamor iranian për vite me radhë 

Agjentët e Mossad-it kanë depërtuar në zemër të programit bërthamor të Iranit, duke e monitoruar dhe mbledhur informacione nga disa lokacione, që prej vitit 2010.

Kështu raporton The Times, duke cituar burime dhe dokumente të inteligjencës.

Informacionet e mbledhura fshehurazi ndër vite nga Izraeli tregojnë se deri në fund të vitit 2024, Irani do ta kishte kaluar fazën kërkimore për armatimin e materialit bërthamor, deri në pikën që të mund të kryejë eksperimente për ndërtimin e një pajisjeje shpërthyese “brenda pak javësh”.

Sipas raportit, Izraeli kishte arritur të infiltrojë oficerë të inteligjencës që hartëzuan vendndodhjen e impiantit bërthamor të Natanz përpara se ai të sulmohej dhe shkatërrohej.

Më pas, shërbimet sekrete janë infiltruar edhe në vende të tjera, përfshirë Isfahanin, Nurin, Mogdehin, Shariatin dhe Shahid Meisamin.