Gazetari: Të gjithë mendojnë se Meta është i korruptuar, por s’mund të qëndrojë në burg kot…

Politikë

Publikuar: 27/06/2025

Gazetari: Të gjithë mendojnë se Meta është i korruptuar, por s’mund të qëndrojë në burg kot…

Gazetari Andi Tela deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se Ilir Meta mbahet padrejtësisht në burg. Sipas tij akuzat ndaj mund të jenë një mal, por Ilir Meta është në masën arrest me burg pa argumenta, pasi nuk paraqet rrezik për hetimet. 

Meta që ka në pushtet që në vitin 2001 njihet në popull si një njeri që është futur kokë e këmbë në korrupsion. Por ne duhet të ndajmë dy gjëra. Duhet të ndajmë ka apo s’ka prova SPAK.

Për cilën arsye SPAK dhe gjykata e vendosin që ta lënë Metën në burg? Akuzat ndaj tij mund të jenë mal, por që Ilir Meta të qëndrojë në burg pa asnjë argument… Ne do të lexojmë nesër se Ilir Meta do të arratiset, se do të prishë provat. 

Ka nisur hetimi që në kohën e CEZ, por është thelluar që në 2019 dhe këtej. Dhe është argumentimi se Ilir Meta do ta përsërisë këtë vepër penale? Është i çuditshëm arsyetimi që ne do ta mbajmë Ilir Metën në burg.

Ata që bëjnë arrestime të tilla dhe ngrejnë akuza të tilla nuk kanë mision drejtësinë, por mision për spektakël për të vendosur kastën. Këto procese si i Metës, Berishës dhe Veliajt, si ai i Thoma Gëllçit do të rrëzohen të gjitha në Strasburg se nuk ka arsye të mbahen në burg”– tha Tela.

Ndërsa Andi Bushati, e konsideron procesin ndaj Ilir Metës një proces politik dhe burgosjen e tij si të urdhëruar nga Edi Rama. 

Bushati deklaroi se Rama tentoi disa herë ta shkatërroi partinë e Metës, por e arriti duke përdorur SPAK-un. 

Nuk besoj se në këtë studio ka njeri që është mbështetës i Metës apo e ka përkrahur, por të gjithë po themi që mbajtja e tij në burg është e gabuar. Kur themi këtë, duhet të ngrejmë pyetjen, kur themi arrestimi apo mbajtja në burg është e gabuar, duhet të themi kanë gabuar se janë të paaftë apo se kanë marrë urdhër? Metën nuk e mban në burg SPAK, por Edi Rama. Po të doni ua them se përse. 

Urdhri erdhi nga Kongresi i PS, po na soset durimi, për të parë Metën ne burg tha Edi Rama. Nëse e mbani mend, sapo la Presidencën Meta, Parlamenti prodhoi një projektligj për të nxjerrë spiunët nga politika, tentative për ta nxjerrë nga politika. U pa që ishte shumë e trashë. Pastaj u bë projektligj tjetër, që një kryetar partie po ka qenë spiun, nuk merr pjesë në zgjedhje. Kemi një varg përçapjesh të PS për të asgjësuar Metën si person dhe atë partinë e vogël që drejtonte. Bën llogarinë, ta nxjerrim me votim nga PS, apo ta nxjerrim me mashat e SPAK? Zgjodhën mashat e SPAK për ta bërë këtë punë.

Të flasim, ishte karta apo nuk ishte karta, e banalizojmë atë që është në sytë e të gjithve, që nuk po mbahet për një kartë. Në dosje thuhej se Meta dhe Monika, do të merrnin vilë për të kaluar një ligj, që e kishte propozuar një deptuet i Ramës, e kishin votuar 50 e ca deputetë të Ramës dhe në burg duhet të futej partia e minorancës, që kishte 20 deputetë. Jemi në atë nivel absurdi. 

Dihet që Meta nuk është për shkaqe të drejtësisë dhe juridike, është i burgosur politik për shkaqe politike. E fundit, dihet që e gjithë rruga e SPAK, gjithë goditja e SPAK, shkon sinkron me goditjen, e mbani mend videon e Lefter Kokës tapë me Ramën që thërrisnin Nasipin? Nga Nasipi deri te Braimallari, tentative e Ramës ka qenë shkatërrimi i LSI. E realizoi SPAK. Të flasim për element të dosjes, kur kemi të qartë pasqyrën politike pse ka ndodhur goditja… Unë kam qenë kritik me Metën, e kam akuzuar edhe si të korruptuar kur ka qenë KM, por nëse Meta ka qenë hajdut, Ilir Meta para Ramës është xhepist autobuzi, nëse ka vjedhur. SPAK që merr Metën dhe nuk sheh elefantin e hajdutërisë, janë karagjozë”, tha Bushati.