Anëtari i KAS-KQZ, Ledio Braho, foli sot në emisionin “Log” për procesin e rinumërimit të votave nga zgjedhjet e 11 majit, në qarkun Tiranë dhe në disa qarqe të tjera.
Ledio Braho tha se nga rinumërimi ka rezultuar se nuk ka vjedhje masive të votave. Ajo që është evidentuar sipas tij janë gabime njerëzore.
“Del që nuk ka trafikim masiv të votave qoftë mes kandidatëve, qoftë mes partive. Ato shifra që rezultojnë aty që disa here janë referuar si manipulim si vjedhje, po ti referohesh numrit total të votave që prodhuar qarku Tiranë për të gjithë subjektet zgjedhore apo për kandidatët janë krejtësisht irrelevante që t’i konsiderosh si trafikim, manipulim, vjedhje etj etj”, tha anëtari i KAS.