Një reportazh i publikuar nga Radio France Internationale hedh dritë mbi rolin e Shqipërisë në trafikun ndërkombëtar të kokainës, duke e cilësuar vendin si një ndalesë strategjike në rrugën që ndjek droga drejt Evropës. Sipas autorit të reportazhit, gazetarit Louis Seiller, Porti i Durrësit përdoret nga grupet kriminale për të transportuar kokainën që vjen kryesisht nga Amerika Latine, përmes konteinerëve me banane që hyjnë nga Ekuadori. Një reportazh i publikuar nga Radio France Internationale hedh dritë mbi rolin e Shqipërisë në trafikun ndërkombëtar të kokainës, duke e cilësuar vendin si një ndalesë strategjike në rrugën që ndjek droga drejt Evropës. Sipas autorit të reportazhit, gazetarit Louis Seiller, Porti i Durrësit përdoret nga grupet kriminale për të transportuar kokainën që vjen kryesisht nga Amerika Latine, përmes konteinerëve me banane që hyjnë nga Ekuadori.
Lufta kundër krimit të organizuar mbetet një nga kushtet kyçe për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Vetëm në vitin 2021, në Shqipëri, Kosovë dhe Mal të Zi janë sekuestruar mbi 2.5 ton kokainë.