Arritja e armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit, rriten aksionet globale, dollari vazhdon të bjerë 

Botë

Publikuar: 24/06/2025

Arritja e armëpushimit mes Iranit dhe Izraelit, rriten aksionet globale, dollari vazhdon të bjerë 

Aksionet globale u rritën dhe dollari vazhdoi rënien të martën, ndërsa hyri në fuqi një armëpushim për t’i dhënë fund një lufte 12-ditore midis Iranit dhe Izraelit.

Ndërsa çmimet e naftës ranë në nivelet më të ulëta prej gati dy javësh për shkak të lehtësimit të shqetësimeve në lidhje me ndërprerjet e furnizimit , raporton Reuters.

Shumica e lëvizjeve erdhën pasi presidenti amerikan Donald Trump njoftoi të hënën vonë se Irani dhe Izraeli kishin rënë dakord për një armëpushim.