Kryebashkiakia e Roskovecit, Majlinda Bufi nuk jep detaje pas daljes nga SPAK: Kur të flasë drejtësia

Politikë

Publikuar: 23/06/2025

Kryebashkiakia e Roskovecit, Majlinda Bufi nuk jep detaje pas daljes nga SPAK: Kur të flasë drejtësia

Kryetarja e bashkisë së Roskovecit, Majlinda Bufi është paraqitur paraditen e sotme në SPAK. Ajo është paraqitur para pak minutash në Prokurorinë e Posaçme.

Ende nuk dihen arsyet konkrete për të cilat kryebashkiakja e Roskovecit është thirrur në SPAK.

Ajo qëndroi rreth 20 minuta në ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ndërsa pas daljes nuk pranoi që të flasë për gazetarët, duke thënë shkurt “kur të flasë drejtësia”.