Apostrof/ Serbia mbështet botimin e mbi 120 librave në vit në gjuhë të huaja. Po Shqipëria?

Aktualitet

Publikuar: 21/06/2025

Apostrof/ Serbia mbështet botimin e mbi 120 librave në vit në gjuhë të huaja. Po Shqipëria?

Në episodin e radhës të Apostrof Podcast, bisedojmë me autorin Andreas Dushi në lidhje me romanin e tij ‘Në besë të tatuazhit tënd,’ por edhe për pamundësinë e autorëve shqiptarë që të kthehen në zëra përfaqësues të letërsisë sonë jashtë vendit. Diçka që shpesh duket se vjen nga mungesa e vullnetit institucional.

Në fragmentin e mëposhtëm, Dushi bën një krahasim me vendet e rajonit, ndërsa shprehet se “Serbia mbështet botimin në gjuhë të huaj të mbi 120 librave në vit.” Shqipëria, nga ana tjetër, mbështet vetëm gjashtë të tillë. Dhe këtu nuk është fjala për krahasime me vende të Europës perëndimore, por me një vend të rajonit.

Andreas nuk e përmend këtë thjesht si statistikë, por si përvojë dhe si fitues më parë i konkurist për përkthimin në gjuhë të huaj të autorëve shqiptarë. Mund të tingëllojë si çështje luksi, por përkthimi i letërsisë së një vendi në gjuhë të tjera është më shumë se kaq, pasi shërben si mënyrë për të bërë të ditur se Shqipëria është një vend që ekziston dhe prodhon kulturë dhe letërsi, dhe jo vetëm një plazh i madh me kuzhinë të lirë.

Episodi i 23-të i Apostrof Podcast publikohet të dielën, ora 17:00. https://www.youtube.com/playlist?list=PLg4y_a3lI08B8NCWY01VAH1ETuA97hqVN