Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) shtyu seancen e Ilir Metës për në 26 qershor.
Presidenti i PL-se i kërkon ndryshimin e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në një masë më të butë. dërkohë në një sqarim, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, thotë se në seancën e sotme gjyqësore Meta nuk do të marrë pjesë personalisht, por do të përfaqësohet nga avokati i tij, Kujtim Cakrani.
Meta ndodhet në paraburgim që prej 21 tetorit 2024, ndërsa mbrojtja e tij argumenton se janë shkelur afatet procedurale, pasi sipas tyre SPAK nuk ka paraqitur njoftimet periodike dy mujore, të parashikuara nga ligji për vazhdimin e masës së sigurisë.
Avokatët kërkojnë që kjo situatë të konsiderohet si shkak për zëvendësimin e masës me një formë më të lehtë sigurimi, siç mund të jetë “arresti shtëpiak” apo “detyrimi për paraqitje”. Unë po e sqaroj për opinion publik, nga kërkimet që ka bërë SPAK, ka kërkuar në Republikën e Shqipërisë në të gjitha vendet ku dyshohej, BE, SHBA, Kanada, Qipro. Meta nuk disponon as pasuri të luajtshme dhe as të paluajtshme. Çfarë mund tu them më shumë. Po mbahet në paraburgim pa asnjë provë, asnjë fakt. Inkuizicion ndaj ish-presidentit. U fol për X, Y, analiza financiare. Ç’punë ka meta me analizat financiare të ish, të ish… Është në formë perfektë, bën palestër. U dënua 10 ditë më urdhër të Ajatollahut të Tiranës, i plotfuqishmi Rama. SPAK ka nisur një material 31 faqe, në datën 26 ora 10:30 kemi seancën tjetër, do flas unë në lidhje me ato që ka folur prokurori”, tha avokati.