Greqia nuk gjen qetësi, tërmeti i fortë shkund ishullin e Kretës

Rajon

Publikuar: 20/06/2025

Greqia nuk gjen qetësi, tërmeti i fortë shkund ishullin e Kretës

Greqia duket se nuk po gjen qetësi nga lëkundjet sizmike, pasi pasditen e sotme tërmeti ka goditur ishullin e Kretës, teksa herët në mëngjes një tërmet u regjistrua në ishullin e Zakynthos.

Sipas Qendrës Sizmiologjike Europiane Mesdhetare, lëkundjet sizmike në Kretë kanë qenë me magnitudë 4.8 e shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ka qenë 51 km në jug-perëndim të Palaiochor-as, ndërsa ka patur një thellësi fokale prej 12 km.

Mediat greke deri më tani nuk raportojnë për të lënduar apo dëme materiale.