Vranë nënë e bir – SPAK përfundon hetimet për Festim Qolin dhe të shumëkërkuarin Talo Çela, akuzat që rëndojnë mbi ta 

Kronike

Publikuar: 19/06/2025

Vranë nënë e bir – SPAK përfundon hetimet për Festim Qolin dhe të shumëkërkuarin Talo Çela, akuzat që rëndojnë mbi ta 

SPAK ka përfunduar hetimet për të shumëkërkuarin e drejtësisë Talo Çela dhe Festim Qolin.

Prokurorët e Posaçëm kanë ngritur akuzë të re për Festim Qolin për vrasjen e Elvis Dedajt dhe nënës së tij, Fatmira Dedaj.

Gjithashtu është ngritur akuzë e re për Talo Çelën. Personazhi i njohur i krimit dyshohet për vrasjen e Fatmira Dedajt.

Vrasja e Elvis Dedajt dhe nënës së tij

I penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani ka rrëfyer se kush qëndron pas vrasjes së Elvis Dedajt dhe nënës së tij, Fatmira Dedaj, e cila u dhunua dhe u godit me thikë për shkak se iu vendos pas ekzekutorëve të të birit. Elvis Dedaj, nga Kavaja, u qëllua për vdekje pasditen e 5 qershorit të vitit 2012. Atentati iu bë në vendin e quajtur Shkëmbi i Kavajës dhe mbi të u lëshuan një mori plumbash. Një vit më pas, ndodhi edhe vrasja mizore që iu bë nënës së Elvisit, Fatmirës.

Ngjarja mbeti e pazbardhur deri sa rrëfye Nuredin Dumani, i cili ka zbuluar se krimi u porosit nga Festim Qoli, ndërsa vrasjen e Fatmirës e kreu Talo Çela.