Berisha, gjatë deklaratës së tij për mediat, tha se rinumërimi nuk është një kërkesë primare e PD, por se në këtë proces kanë mbështetur kandidatët demokratë që kanë pasur pretendime për vjedhje votash.
“Çështja e numërimit të votave është kërkesë e kandidatëve e mbështetur nga PD për transparencë. Të paktën kjo është e 5-ta herë që para jush sqaroj. Nuk është një kërkesë primare e PD-së, jo. Jo dhe jo. Ta ketë të qartë çdo njeri. Kërkesa e PD ka të bëjë me legjitimitetin e zgjedhjeve dhe unë mund t’ju theme se, tre janë linjat kryesore të kontrollit që ne bëjmë.” – tha Berisha.