INTERVISTA/ Roland Bejko: “Misionari” si Berisha, familjarët e tij marrin benefite nga qeverisja e Ramës. Si u kthye në sekt partia e shpresës së shqiptarëve 

Aktualitet

Publikuar: 19/06/2025

INTERVISTA/ Roland Bejko: “Misionari” si Berisha, familjarët e tij marrin benefite nga qeverisja e Ramës. Si u kthye në sekt partia e shpresës së shqiptarëve 

Roland Bejko, ish anëtar i forumeve drejtuese të PD-së, kandidat për bashkinë e Tiranës, thotë se zgjedhjet e 11 majit kanë ekspozuar si asnjëherë më parë vendin bosh të opozitës. Ai thekson gjithashtu se humbja e Partisë Demokratike, me  rreth 300 mijë vota të munguara, nuk mund të justifikohet më me “vjedhje” apo “manipulim”, kur vetë PD nuk arriti të kishte as organizim minimal dhe as komisionerë të besueshëm në zonat rurale.

Bejko thotë se shumë prej komisionerëve, siç dhe është denoncuar edhe brenda strukturave, iu shitën mazhorancës, që prej kohësh e ka kthyer krimin në aleat elektoral. Ndërkohë, rikompozimi i munguar i opozitës dhe retorika e konsumuar e “radha jonë për të qeverisur”, sipas Bejkos duken më shumë si një zëvendësim i një tufë hajdutësh mavi, me një tjetër tufë që vjen e veshur me flamurin blu. Ai shprehet gjithashtu se ka një thyerje të thellë mes demokratëve, ku një pjesë e bazës urren drejtuesit aktualë, por në të njëjtën kohë glorifikon Berishën, ka bërë që PD të kthehet në një sekt, i  marrë peng  nga një “misionar”  i rremë.

Bejko thotë se ka parë njerëz me kontribute të rëndësishme në PD, që u bënë pjesë e stafeve të kandidatëve të PS-së. Lista e hapur e PD-së, sipas tij, solli disa fytyra simpatike dhe me potencial për të ardhmen, por ato u lanë në hije nga një lidership i përçarë dhe i pavendosur, që ditën luan rolin e viktimës, ndërsa natën ndan përfitime me qeverinë që pretendon se lufton. “Familjarë të Berishës përfitojnë nga qeverisja e Ramës ndërsa vetë Berisha, vijon të udhëheqë një opozitë që nuk ekziston më si alternativë, por vetëm si një dramë e pambarimtë personale. Në këtë hapësirë bosh që po lë PD, partitë e reja kanë një mundësi reale për të ndërtuar një opozitë të re, të çliruar nga hijet e së shkuarës dhe e aftë të rifitojë besimin e shumicës së heshtur. Por gjithsesi, Bejko thotë se liderët e këtyre partive të reja I kanë shfgaqur elementet e tipareve të liderëve klasikë të tranzicionit shqiptar.