Gjendet i vdekur një burrë tek “Gropa e ujërave termale” në Dibër

Kronike

Publikuar: 19/06/2025

Gjendet i vdekur një burrë tek “Gropa e ujërave termale” në Dibër

Një person është gjetur pa shenja jete pasditen e kësaj të enjte në qytetin e Peshkopisë.

Autoritetet policore raportojnë se viktima është shtetasi E.N., rreth 70 vjeç, teksa ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:20, në vendin e quajtur “Gropa e ujërave termale”.

Sipas autoriteteve, paraprakisht dyshohet se i moshuar ka ndërruar jetë si pasojë e një arresti kardiak.

Policia thotë se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.