Berisha merr në mbrojtje Metën: Mbahet në burg padrejtësisht, e kanë dënuar për 10 ditë vetëm pse foli në telefon

Politikë

Publikuar: 13/06/2025

Berisha merr në mbrojtje Metën: Mbahet në burg padrejtësisht, e kanë dënuar për 10 ditë vetëm pse foli në telefon

Sali Berisha ka dalë sot në një tjetër konferencë për shtyp, ku mori në mbrojtje kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta, si dhe komentoi dënimin e tij me 10 ditë izolim pasi foli në telefon.

Ai tha se Meta mbahej padrejtësisht në burg, duke bërë krahasim me dëshminë e Nuredin Dumanit për oficerin Krenar Guçe, që sipas Berishës u shpërblye për lidhjet me krimin dhe aktivitetin e tij elektoral, duke u emëruar zv/drejtor policie në Elbasan.

“Sot kreu i opozitës Ilir Meta, mbahet me pa të drejtë në burg dhe dënohet me 10 ditë pse ka folur në telefon në orën 8. Shikoni se si ushqehet urrejtja e një njeriu që ushqehet vetëm me urrejtje njerëzore. Meta mbahet në qeli absolutisht pa asnjë fakt penal.

Mbahet në burg dhe ndëshkohet për herë të dytë, kurse ndërmjetësi i Nuredin Dumanit, oficeri Guçe emërohet zëvendësdrejtor dhe nuk arrestohet. Pse nuk e arreston Dumani Guçen? Dumanin do e quajmë Altin Troplini, s’do e ngatërrojmë me Nuredin Dumanin. Rasti më flagrant i bashkëpunimit të Dumanit (kreu i SPAK) me krimin, sepse Guçe paguan Dumanin aq sa ju nuk e merrni me mend. Pra dëshmia e Nuredin Dumanit nuk ka vlerë për Guçen tek Altin Troplinit, por çdo dëshmi tjetër ka vlerë. Ja pra dëshmia e një krimineli për një kriminel që paguhet 7 mijë euro për të mbrojtur Guçen apo bosët e Troplinëve dhe çdo kriminel tjetër”, tha Berisha.