“Si harrove Asllan Plakun” – Sherr i fortë në Gjykatën e Posaçme, Asllan Plaku shpërthen ndaj prokurorit të SPAK: Pse i fole për mua o prokuror?!

Kronike

Publikuar: 11/06/2025

“Si harrove Asllan Plakun” – Sherr i fortë në Gjykatën e Posaçme, Asllan Plaku shpërthen ndaj prokurorit të SPAK: Pse i fole për mua o prokuror?!

“…Po si e harrove Asllan Plakun, nuk e përmënde fare atë…”

Kjo deklaratë e shkurtër e përfaqësuesit të SPAK, Behar Dibra, drejtuar bashkëpunëtorit të drejtësisë, Erjon Alibej, ka sjellë reagimin e menjëhershëm të të pandehurit Asllan Plaku dhe disa prej avokatëve, që ishin të pranishëm në seancën e djeshme gjyqësore, në të cilën radhën për të dëshmuar para gjykatës, e kishte i pandehuri Alibej.

Deklarata e prokurorit Dibra, u konsiderua e papërgjegjshme nga mbrojtja dhe i pandehuri Plaku, të cilët akuzuan prokurorin se në mënyrë të paligjshme dhe aspak profesionale po orientonte privatisht, bashkëpuntorin e prokurorisë, Erjon Alibej, për të folur kundër Asllan Plakut.

Gazetari i Ora News, Elton Qyno raporton se debati shpërtheu kur Alibej përfundoi rrëfimin e tij të tregimit të dinamikës së krimit të kryer ndaj vëllezërve Haxhiaj në Durrës. Pas këtij momenti gjykatësja Ëngjëllueshe Tahiri, urdhëroi disa minuta pushim për të pranishmit në sallë.

Pikërisht në këtë moment kur palët prezente në sallën e gjyqit u çuan për të dalë jashtë, prokurori Dibra ju drejtua të penduarit të prokurorisë Erjon Alibej me fjalët: “…Po si e harrove Asllan Plakun, nuk e përmende fare atë…”. Kjo deklaratë është dëgjuar prej avokatëve dhe të pandehurve, përsfhirë dhe Asllan Plakun, i cili ka shpërthyer në akuza kundër prokurorit Behar Dibra, duke e konsideruar sjelljen e tij në sallën e gjyqit si jo profesionale, të papërgjeshme, jo etike dhe aspak ligjore.

“…pse i fole bashkëpuntorit për mua prokuror, pse i the si e harrove Asllan Plakun, këtu. Lerë të flasë vetë prokuror mos e mëso, lere se është i rritur është i zoti i vetes, e di mirë ai çfarë ka bërë dhe me kë i ka bërë, ndaj mos i fol të përfshijë Asllan Plakun në krime që s’kam asnjë lidhje…”-ka reaguar nga kafazi i xhamtë, i pandehuri Asllan Plaku. Por nga ana tjetër Behar Dibra, ka këmbëngulur se nuk i kishte thënë asgjë bashkëpunëtorit të SPAK, Erjon Alibej. Dibra, u mundua të qetësonte Asllan Plakun, i cili filloi të bërtiste në gjykatë, e bashkë me të dhe dy të pandehurit e tjerë nga Fushë-Kruja, Besian Xhixha dhe Enver Diva.