Kompania “Alba Konstruksion” sh.p.k. e Xhavit Ismailit, vëllai i ish-kryebashkiakut të Vorës, Fiqiri Ismaili, ka siguruar kontratën e radhës ” të majme” nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, institucion i drejtuar nga Dritan Agolli.
Bëhet fjalë për një tender të programit “Për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turizmin”, ku do të ndërtojë një Qendër Mirëseardhjeje për panaire dhe ekspozita si dhe një Kullë Vrojtimi në Ksamil.
“Alba Konstruksion” sh.p.k. është shpallur fituese e tenderit me vlerë 5 milion e 591 mijë euro, përfshirë dhe TVSH-në. Në tender ka marrë pjesë edhe “Fusha” sh.p.k., e cila kishte ofruar mbi 6 milionë euro dhe “Valona Konstruksion” shpk & “T.T.Sh.-Inshaat”, e cila nuk kishte dhënë asnjë ofertë. Si autoritet kontraktor, Fondi Shqiptar i Zhvillimit e ka shpallurt fituesin më 28 Maj.

E vendosur në qytetin bregdetar të Ksamilit, Qendra e Pritjes është projektuar për të shërbyer si një qendër e gjallë për aktivitete kulturore, sociale dhe rekreative. I përbërë nga dy struktura të dallueshme – Qendra e Pritjes dhe Kulla e Vëzhgimit – projekti integron në mënyrë të përsosur hapësirat publike me shkathtësi funksionale.
Qendra e Mirëseardhjes
Një strukturë dinamike dhe me shumë nivele, Qendra e Mirëseardhjes ofron hapësira të larmishme për angazhim publik:
Kulla e Vëzhgimit
Duke qëndruar si një pikë referimi vizuale dhe funksionale, Kulla e Vëzhgimit shërben për qëllime të shumëfishta:
Punimet parashikohet që të përfundojnë brenda qershorit të vitit të ardhshëm. Projekti për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik ka nisur prej disa vitesh dhe mbështetet nga Banka Botërore me një kredi 63.8 milionë euro dhe mbështet disa aktivitete në qytete si Berati, Gjirokastra, Përmeti dhe Saranda.
Kompania “Alba Konstruksion” sh.p.k. e Xhavit Ismailit njihet si një nga fituesit më të shpeshtë të tenderave të FSHZH-së, por edhe tendera nga institucione të tjera publike, sidomos nga Bashkia e Tiranës.