E pazakontë në Devoll, 42-vjeçarja kërcënon një burrë se do t’i publikojë fotot intime që ka me të dhe i kërkon para 

Kronike

Publikuar: 11/06/2025

E pazakontë në Devoll, 42-vjeçarja kërcënon një burrë se do t’i publikojë fotot intime që ka me të dhe i kërkon para 

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në fshatin Miras të rrethit të Devollit.

Një 42-vjeçare është vënë në hetim nga policia pasi prej një kohe të gjatë kërcënonte dhe shantazhonte një 45-vjeçar se do t’i publikonte fotot intime mes tyre nëse nuk i jepte para.

I shqetësuar nga kërcënimet e gruas në fjalë, të cilat ishin bërë të përsëritura, ky shtetas e ka denoncuar në Polici. Menjëherë efektivët regjistruan procedimin penal ndaj shtetases me ininciale B.D, banuese në Miras, ndërkohë që materialet kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

“Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasen B. D., 42 vjeçe, banuese në Miras, pasi dyshohet se ka përndjekur një 45-vjeçar, si dhe i ka kërkuar atij, shuma parash, që të mos publikonte disa foto të tyre”, bëri me dije policia vendore për rastin.