Shqipëria nuk ka mundur të dalë me një fitore nga ndeshja per kualifikueset e Kupes se Botes ndaj Letonisë, e luajtur mbrëmjen e sotme në Riga.
Kuqezinjtë u ndalën në barazim 1-1, në një ndeshje ku dominuan pjesërisht, por nuk arritën të konkretizojnë me një rezultat të plotë.
Të përzgjedhurit e trajnerit Silvinjo kaluan në avantazh në minutën e 26-të, pas një autogoli të mbrojtësit leton Çernomordijs. Shqipëria pati mundësi ta dyfishonte rezultatin, por humbi disa raste dhe u ndal edhe nga portieri vendas. Në fundin e pjesës së parë, pikërisht në minutën 45+1, Çernomordijs rikuperoi gabimin e tij duke shënuar golin e barazimit për Letoninë, pas një aksioni të shpejtë në zonën shqiptare.
Një nga momentet kyçe të takimit ishte pritja e penalltisë nga Thomas Strakosha në pjesën e parë, e cila ndihmoi përkohësisht kuqezinjtë të ruanin avantazhin.
Pavarësisht përpjekjeve në pjesën e dytë, rezultati nuk ndryshoi, duke e mbyllur ndeshjen në barazim.