Ish-kapiteni i Shqipërisë i zhgënjyer: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht! 

Sport

Publikuar: 08/06/2025

Ish-kapiteni i Shqipërisë i zhgënjyer: Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht! 

Shqipëria barazoi dje pa gola kundër Serbisë. Ndeshja ishte e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026. Mërgim Mavraj ka reaguar pas takimit emocionues dje. Ish-kapiteni i Kombëtares shfaqi hapur zhgënjimin e tij.

Ndeshje të tilla luhen për t’i fituar me çdo kusht, jo thjesht për të mos humbur. Faleminderit. Natën e mirë”, shkruan ish-mbrojtësi.

Mavraj luajti për 50 ndeshje me kuqezinjtë. Gjatë asaj kohe shënoi edhe tre gola.